Aktualitet

VIDEO/ “Turp, fle gjumë, unë isha në Thumanë”, Vokshi sherr me Hysin në Qytet Studenti, ndërhyn banori: Jeni, lavire,

4 Dhjetor 2019, 19:24 Nga DOSJA
VIDEO/ “Turp, fle gjumë, unë isha në Thumanë”,

TIRANË– Ish-deputetja Albana Vokshi është përplasur mbrëmjen e sotme me deputeten e PS-së Vasilika Hysin, gjatë një vizite që patën në qytetin Studenti, teksa banorët e godinës nr.15 kanë dalë jashtë.

Ata kërkojnë shkarkimin e drejtoreshës së konvikteve dhe riinspketimin e banesave të tyre dhe shprehen se kanë frikë të futen brenda pasi theksojnë se godina ka marrë dëme të konsiderueshme nga tërmeti.

Në momentin që Vokshi po fliste për të pasistemuarit, Hysi shprehet se ka qenë prej katër ditësh në Thumanë, dhe s’ka vend për politikë.

Pjesë nga debati

Hysi: t’ju vijë turp që bëni politikë, unë kam katër ditë që jam në Thumanë, ju keni fjetur gjumë

Vokshi: Ku e di ti mi ku kam qenë unë? Oo, paske qenë ti në Thumanë dhe unë kam qenë në gjumë eee? Po të tëvijë turp ty!

Hysi:Hajde Hajde

Vokshi: Po ke e ke Thumanë ti mi? Që dilni e thoni sa këtej andej..

Ndërkohë ndërhyrn një banore: O zonjë, po lërini në duart e ekspertëve! Kjo është drjetoresha, ne duam shkarkimin e kësaj!

Më pas mes Vokshit dhe Hysit futet një tjetër banor

Banori-Vokshit: Boll se le nam, u bëre njësoj si këta

Vokshi: Me mua mos fol në atë mënyre, mua mos m’u drejto fare, se po flas me deputeten dhe me eskpertët

Një tjetër banor lëshon gojën: Jeni lavire, lavire jeni! E duam shkarkimin e drejtoreshës, ju bëni politikë!

Drejtoresha e konvikteve, Anila Shehu mësohet se u ka thënë banorëve të godinës nr.15 se ajo godinë është e rregullt dhe nuk është nevoja të braktiset, por këta të fundit, nuk besojnë pa parë me sytë e tyre letrën e inspketimit me vulë dhe firmë nga ekspertët.

Pas rezistencës së Shehut për t’u treguar letrën e ekspertëve, banorët kanë dalë jashtë godinës dhe kërkojnë shkarkimin e drejtoreshës.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albana vokshi perplasja vokshi-hysi qytet studenti vasilika hysi albana vokshi perplasja vokshi-hysi qytet studenti vasilika hysi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2019, 17:25

TIRANË– Xhensila, vetëm dy vjeç, ka më shumë se sa 8 net që fle në karrocë. Në datën 26 nëntor, shtëpia e saj në Manzë u trondit nga lëkundjet e tër...