Aktualitet

Bllkohen dy turistë të huaj në afërsi të majës së Jezercës, nisen ekipet e shpëtimit

Sipas policise së Kukësit, dyshohet per dy turistë të huaj që mund të kenë humbur rrugën.

12 Qershor 2024, 09:23 Nga M.B
Bllkohen dy turistë të huaj në afërsi të majës
Jezerca

JEZERCA- Dy turistë nga Bullgaria janë bllokuar në afërsi të majës së Jezercës teksa mësohet se ekipet e shpëtimit janë nisur drejt tyre.

Sipas policise së Kukësit, dyshohet per dy turistë të huaj që mund të kenë humbur rrugën dhe njëri prej tyre ka kaluar në Mal të Zi në gjendje të mirë shëndetësore, kurse tjetri dyshohet se ka humbur në thellësitë e Malit.

Prej mëngjesit, është ngritur një helikopter në zonë për lokalizmin dhe gjetjen e turistëve. Terreni është mjaft i vështirë pasi kemi të bëjmë me mbi 2000 metra lartësi mbi detare me terren të thepisur. Ndërkohë, rrethanat si ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.

jezerca

Sondazh

Poll