Aktualitet

VIDEO/ E pazakontë në Tiranë, një person gjuan me gurë portën e Kryeministrisë, neutralizohet nga policia

Raportohet se një person ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

11 Qershor 2024, 22:44 Nga N.F
VIDEO/ E pazakontë në Tiranë, një person gjuan me gurë
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë. Raportohet se një person ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Më tej bëhet me dije se ai është neutralizuar nga policia. Incidenti ka ndodhur ditën e sotme pak orë pasi vula e PD-së i kaloi Sali Berishës. Në videon e publikuar duket një person i veshur me ngjyrë blu teksa gjuan me gurë drejt godinës. 

 

Pasi vihet re nga efektivët ato shkojnë drejt tij dhe e kapin ndërsa e shtrijnë në tokë. Nuk dihet ende arsyeja se pse ka ndodhur ngjarja dhe nëse personi është shoqëruar në polici.

tirane kryeministri

Sondazh

Poll