Aktualitet

Vodhën automjetin dhe nuk iu bindën policisë për të ndaluar, autorët braktisin mjetin pasi mori flakë

Gjithashtu autorët janë arratisur nga policia dhe kanë braktisur mjetin e tipit 'Ford" në fshatin Dopaj, pasi u përfshi nga flakët.

12 Qershor 2024, 09:10 Nga E. D
Vodhën automjetin dhe nuk iu bindën policisë për të
foto ilustruese

ELBASAN- Një grabitje ka ndodhur në Elbasan. Bëhet me dije se dy persona i kanë vjedhur makinën një 28-vjeçari. Gjithashtu autorët janë arratisur nga policia dhe kanë braktisur mjetin e tipit 'Ford" në fshatin Dopaj, pasi u përfshi nga flakët.

Vjedhja e mjetiti ka ndodhur rreth orës 02:35, në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh. Ndëekohë policia po punon për arrestimin e autorëve të grabitjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 02:35, në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, dyshohet se 2 shtetas i kanë marrë automjetin tip “Ford”, shtetasit R. Ll., 28 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë pikasur automjetin që këta dy shtetas kishin vjedhur dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por shtetasi që drejtonte automjetin nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Për t’iu shmangur Policisë, 2 shtetasit e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj. Nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, Policia ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll