Aktualitet

Qëlloi me gurë në drejtim të kryeministrisë, ndalohet 45-vjeçari në Tiranë, Policia: Ishte i dehur dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor

Sipas policisë 45-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte në gjendje të dehur në momentin që po qëllonte me gurë.

12 Qershor 2024, 07:50 Nga M.B
Qëlloi me gurë në drejtim të kryeministrisë, ndalohet
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një 45-vjeçar me inicialet U. K., është ndaluar nga policia e Tiranës pasi ka qëlluar në drejtim të kryeministrisë me gurë. Sipas policisë 45-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte në gjendje të dehur në momentin që po qëllonte me gurë. Mësohet se ai fillimisht është shoqëruar në polici, me pas është dërguar në spital.

Njoftimi: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

kryeministria

Sondazh

Poll