Aktualitet

Kërkohej për disa grabitje, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi (EMRI)

Siç raportohet nga hetimet e Prokurorisë së Athinës, prej prillit 2024 deri në 5 qershor, Gjoncari, i maskuar shkonte në kioska dhe mini-markete në zonën e Vironas dhe Pagratit dhe nën kërcënimin e një thike, merrte para nga xhiro ditore.

11 Qershor 2024, 22:20 Nga E. D
Kërkohej për disa grabitje, arrestohet 25-vjeçari shqiptar
foto ilustruese

GERQI- Një 25-vjeçar shqiptarë është arrestuar në greqi pasi kërkohej për disa grabitje. Bëhet me dije se ndaj Artemio Gjoncari është lëshuar një urdhër arresti prej 5 qershorit. 

Siç raportohet nga hetimet e Prokurorisë së Athinës, prej prillit 2024 deri në 5 qershor, Gjoncari, i maskuar shkonte në kioska dhe mini-markete në zonën e Vironas dhe Pagratit dhe nën kërcënimin e një thike, merrte para nga xhiro ditore.

Nën akuzën për “grabitje në vazhdimësi” i riu shqiptarë është vënë në pranagt e policisë greke. Gjithashtu nga hetimet janë zbuluar 6 raste ku 20-vjecari Artemio Gjoncari ka kryer grabitje. 

artemio gjoncari

Sondazh

Poll