Aktualitet

Skandal me Air Albania/ Lënë qytetarët në aeroportin e Stambollit me orë të tëra në pritje! Ministren Manastirliu dhe stafin e saj e kalojnë pa radhë (VIDEO)

Ndërkohë që në denoncim, qytetarët thekojnë se Air Albania, në vend që tu jepte shpejgim për këtë situatë absurde që ka ndodhur, ka nisur një avion për në Shqipëri me Minsitren e Arsimit Ogerta Manastirliu.

11 Qershor 2024, 17:57 Nga I.A

Skandal me Air Albania/ Lënë qytetarët në aeroportin e


TURQI- Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Dosja.al, në lidhje me Air Albania. Qindra qytetarë janë lënë në pritje nga kompania në aeroportin e Stambollit nga ora 10:00 deri më tani pa asnjë përgjigje.

 

Qytetarët theksojnë se fluturimin e kishin të caktuar në orën 12:00 të drekës, por është shtyrë pa asnjë shkak. Sipas tyre, asnjë nga punonjësit e kompanisë, nuk u ka dhënë shpejgim për këtë që ka ndodhur.

 

Ndërkohë që në denoncim, qytetarët thekojnë se Air Albania, në vend që tu jepte shpejgim për këtë situatë absurde që ka ndodhur, ka nisur një avion për në Shqipëri me Minsitren e Arsimit Ogerta Manastirliu. Në këtë avion, ka hipur vetëm Ministrja Manstirliu bashkë me stafin e saj, ndërkohë që qytetarët e tjerë ende janë në pritje prej më shumë se 10 orësh.

Fluturimi i këtyre të fundit është shtyrë për në orën 3 e 20 të mengjesit. Kështu që për të ardhur në Shqipëri nga Stambolli, qytetarët duhet të presin dhe 3 orë të tjera minimalisht. Ndërkohë që për këtë skandal, nuk ka asnjë reagim apo sqarim zyrtar.

Sondazh

Poll