Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, zjarri i merr jetën 70-vjeçarit që ndodhej brenda

Gjatë kontrollit që kanë ushtruar punonjësit e zjarrfikëses pasi kanë shuar zjarrin në banesë kanë gjetur trupin pa jetë dhe të shkrumbuar nga flakët të një personi rreth 70 vjeç dhe i pa strehë.

11 Qershor 2024, 22:30 Nga E. D
Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, zjarri i merr
pamje nga vendngjarja

VLORË- Një banesë e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Osman Haxhiu në Vlorë i ka marrë jetën një të moshuari që ndodhej brenda.

Gjatë kontrollit që kanë ushtruar punonjësit e zjarrfikëses pasi kanë shuar zjarrin në banesë kanë gjetur trupin pa jetë dhe të shkrumbuar nga flakët të një personi rreth 70 vjeç dhe i pa strehë. Gjithashtu polica po merr në pyetje banorët e lagjes. 

vlore viktime

Sondazh

Poll