Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë e braktisur në Vlorë, humb jetën 70-vjeçari

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

12 Qershor 2024, 08:55 Nga M.B
Përfshihet nga flakët një banesë e braktisur në
Foto ilustruese

VLORA- Një 70-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi një banesë e braktisur u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu”. Zjarri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një banesë të braktisur.

Si pasojë e flakëve, është djegur dhe ka humbur jetën shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç (endacak), i cili ishte futur në banesën që u përfshi nga flakët. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

vlora

Sondazh

Poll