Aktualitet

Pas debatit me dy të rinj grekë u ndje keq, 20-vjeçari shqiptar humb jetën në spital

Gjithashtu policia po heton rrethanat në të cilat humbi jetën 20-vjeçari pasi ka informacione se para se të rrëzohej ka pasur një debat të ashpër mes tij dhe dy 24-vjeçarëve grekë.

12 Qershor 2024, 08:58 Nga E. D
Pas debatit me dy të rinj grekë u ndje keq, 20-vjeçari shqiptar
foto ilustruese

GREQI- Një Shqiptar ka humbur jetën në Kretë pas një debati me dy të rinjë grekë. Siç raportohet 20-vjeçari nuk është ndje mirë pas debatit. Bëhet me dije se i riu është dërguar në spital por fatkeqësisht ka humbur jetën. Gjithashtu policia po heton rrethanat në të cilat humbi jetën 20-vjeçari pasi ka informacione se para se të rrëzohej ka pasur një debat të ashpër mes tij dhe dy 24-vjeçarëve grekë. Ngjarja ndodhi në Kalyves Apokoronou.

Mediat greke bëjnë të ditur se në vendin e përleshjes ishin të pranishëm edhe tre persona nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania, pa u sqaruar ende se cili ishte roli i tyre i saktë në atë që ndodhi. Sipas të njëjtave burime, pesë personat e përfshirë në sherr janë ndaluar dhe në varësi të rezultateve të autopsisë nuk përjashtohet që të akuzohen edhe për vrasje.

Sondazh

Poll