Aktualitet

“Me të hyn e del nga reparti”/ Blen makinë pa letra, mashtrohet me dokumentin e policisë

Shitësi që thotë se është Dritan Hysa i thotë se i ka dhënë në mirëbesim dokumentin e Forcave Detare nga Ministria e Mbrojtjes ku thotë se është pjesë.

11 Qershor 2024, 22:09 Nga N.F
“Me të hyn e del nga reparti”/ Blen makinë pa letra,
Foto ilustruese

ELBASAN- Një qytetar nga Elbasani tregon për “Stop” në Tv Klan se ka blerë një makinë në nëntor 2023, por nuk ka bërë akt shitjen e automjetit, pasi personi të cilit ia bleu i dha dokumentat e punës që të lëvizte lirisht  derisa të përfundonte dokumentat. Qytetari bëri pagesën, por prej muajsh nuk ka firmosur akt-shitjen dhe nuk mund të lëvizë me makinën e blerë.

Shitësi që thotë se është Dritan Hysa i thotë se i ka dhënë në mirëbesim dokumentin e Forcave Detare nga Ministria e Mbrojtjes ku thotë se është pjesë.

”Stop” pyeti në Drejtorinë e Përgjithshme të Forcave Detare, bazën e portit, komandën e forcave detare, bazën ushtarake te Kepi i Palit, por askush nuk e njihte Dritan Hysën apo të kishte informacion se ku punonte.

Drejtoria e Përgjithshme e Forcave Detare

Qytetari: Dua të takoj pak Dritan Hysën! Më thanë, që punon këtu.

Kapiteneria: Jo!

Qytetari: Detar!

Kapiteneria: Dritan Hysa, s’ka këtu.

Qytetari:  Ore të pyes për një djalë, një Dritan Hysa. Punon detar.

Detari: Dritan Hysa?

Qytetari:  Po!

Detari: Jo o shoku, s’njof kënd. Detar jam, por Dritan Hysa, s’kam njohur ndonjë në këtë vendin këtu, që jam.

Komanda e Forcave Detare

Qytetari: Kërkoj një detar Dritan Hysa!

Detari: Dritan Hysa, s’e di. S’e njof unë. U bona unë 3 vjet aty.

Baza ushtarake te Kepi i Palit

Qytetari: Ore më thanë, që është një detar këtu. Një Dritan Hysi!

Detari: Dritan Hysi?


Qytetari:  Hysa!

Detari: Jo, Dritan Hysa s’ka këtu. Dritan Hysa s’kam dëgjuar.

Në Ministrinë e Mbrojtjes u tha se është informacion i klasifikuar dhe nuk mund t’i vihej në dispozicion programit. Në këtë mënyrë, qytetari denoncues rezulton i mashtruar, ndërsa dokumentet e institucioneve janë nëpër duart e kujtdo.

Si lëvizje të fundit, gazetarja telefonoi Dritan Hysën.

Dritan Hysa: Ka ndodhur një neglizhencë nga ana ime, por edhe nga ana e atij zotërisë.

Gazetarja: E kuptoj, por janë kaq muaj tashmë. Të paktën të përfundonte ajo akt shitje sepse ju pagesën e keni marrë.

Dritan Hysa: Nuk kam pasur mundësi, nuk ka lidhje sorollatja.

Gazetarja: Ku punoni ju?

Dritan Hysa: Në ndërtim.

Gazetarja: Unë kur ju pyeta nëse jeni pjesë e Komandës së Forcave Detare, më thatë po.

Dritan Hysa: Kam qenë dikur, kam qenë dikur.

Gazetarja:  Sepse ju keni dhënë një dokument pune tek qytetari.

Dritan Hysa: Ia dhashë sepse ai kishte frikë. Kisha kartën time të identitetit dhe atë të kësaj… Kishte frikë atë ditë, ta merrte makinën.

Gazetarja: Si mund t’i jepni një leje-hyrje që tashmë ajo nuk është funksionale? E para e punës, nuk duhet ta jepni fare e mbi të gjitha që nuk jeni në punë  dhe prapë e keni dhënë për t’iu shmangur policisë.

Dritan Hysa: Nuk ia dhashë për t’iu shmangur policisë, thjesht ia dhashë për mirëbesim se ai kishte frikë për pjesën e noterisë. Asaj i ka mbaruar vlefshmëria. Ajo është thjesht një fletë-hyrje, për të hyrë në një vend e për të dalë.

Gazetarja: Fletë-hyrje për të hyrë ku?

Dritan Hysa: Për të hyrë në repart dhe për të dalë nga reparti. Është thjesht një portofol që është blerë në treg tek i cili është futur karta dhe është futur fletë-hyrja.

Me ndërhyrjen e emisionit, u bë e mundur të firmosej akt shitja dhe qytetari është pronar i automjetit.

Marrë nga TvKlan

elbasan repart policia

Sondazh

Poll