Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa e braktisur në Vlorë, dyshohet se një person mund të jetë brenda objektit

Mësohet se ngjarja ka  ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa raportohet se banesa është e braktisur.

11 Qershor 2024, 21:54 Nga N.F
Përfshihet nga flakët banesa e braktisur në Vlorë, dyshohet
Zjarri

VLORË- Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka  ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa raportohet se banesa është e braktisur.

Sipas banorëve të zonës, shpesh aty jetonte një person ndërsa po verifikohet nëse personi është në brendësi të banesës. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të shuar flakët.

vlore zjarr

Sondazh

Poll