Sport

Dy ikona të sportit britanik, në mbrojtje të Bukayo Saka nga racizmi mediatik në Angli

Piloti i F1, Lewis Hamilton dhe ish-futbollisti Ian Wright vunë në dukje mënyrën në të cilën disa media britanike pasqyruan humbjen e Anglisë në shtëpi kundër Islandës (0-1) të premten, duke denoncuar racizmin kundër Bukayo Saka.

9 Qershor 2024, 18:58 Nga DOSJA
Dy ikona të sportit britanik, në mbrojtje të Bukayo Saka nga

ANGLI - Është një javë e vështirë për anglezët, shtatë ditë para hyrjes së tyre në Euro. Të premten, djemtë e Gareth Southgate humbën në Wembley kundër Islandës (0-1), pas një paraqitjeje jo bindëse për një kombëtare, objektivi i të cilit është titulli.

Mbulimi i kësaj disfate nga mediat angleze u kritikua ashpër nga dy personalitete të sportit britanik, piloti i F1, Lewis Hamilton, dhe ish-futbollisti, Ian Wright, të cilët denoncuan racizmin, në titujt e faqeve të para të tabloidëve.

Lewis Hamilton, shtatë herë kampion bote në Formula 1, ndau një postim në Instagram nga Versus, një llogari që ndërthur kulturën dhe futbollin. Në të mund të lexohet:

“Ne duhet të mbajmë llogari nga mediat angleze që denigrojnë sistematikisht lojtarët me ngjyrë. Dhuna e vazhdueshme e lojtarëve me ngjyrë duhet të marrë fund. Ky diskriminim racor endemik nuk ka vend në futboll, por media të panumërta sugjerojnë të kundërtën”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VERSUS (@versus)

Në media, Bukayo Saka u shfaq kryesisht gjatë raportimeve, si shkaktar i humbjes. Lojtari i Arsenalit hyri në lojë vetëm në minutën e 65-të, kur “Tre Luanët” tashmë e kishin pësuar golin e humbjes.

Ian Wright, ish-reprezentuesi i Anglisë (33 paraqitje midis viteve 1991 dhe 1998, periudha e tij me Arsenalin), nga ana e tij publikoi një postim në Twitter, duke bërë thirrje për unitet: “Sot më shumë se kurrë, le t'i mbështesim këta të rinj. Të gjithë mund të shohim se çfarë po ndodh dhe kush po përgatitet të jetë fytyra e humbjes.

Ne do të bombardohemi me shpjegime dhe justifikime, por ata që vendosin se kush do të jetë në faqet e pasme (faqet sportive) e dinë se çfarë po bëjnë. Le të mbajmë energjinë tonë për t'u dhënë këtyre lojtarëve dashuri dhe mbështetje gjatë gjithë turneut”.

Vetë Saka e kishte denoncuar tashmë në internet racizmin, e të cilit kishte qenë viktimë, pasi finalja e Euro 2021 u humb në shtëpi me penallti, ndaj Italisë (1-1, 2-3).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll