Sport

Euro 2024/ Media britanike: Pritet kaos në Gjermani, huliganët dhe neo-nazistët planifikojnë të prishin turneun, mes tyre dhe shqiptarë

Në mesazhet në aplikacionin Telegram, grupi shqiptar i tifozëve "The Ilyrian Elite" pretendojnë se kanë udhëtuar drejt Gjermanisë, pavarësisht se nuk janë lejuar të blejnë bileta nga shoqata e tyre kombëtare, dhe kanë shpërndarë përshëndetje me foto naziste.

9 Qershor 2024, 12:25 Nga r.ll
Euro 2024/ Media britanike: Pritet kaos në Gjermani, huliganët dhe
foto ilustruese

BRITANI- Media britanike "Express.co.uk" i ka kushtuar një artikulli kampionatit të Euro 2024 në Gjermani dhe trazirave që mund të shkaktohen nga grupet tifoze, ku përfshihen dhe shqiptarët. Në shkrim thuhet se huliganët dhe neo-nazistët po planifikojnë të prishin turneun e futbollit. Përmes platformave të koduara të mesazheve që fshehin identitetin e tyre, grupet e fansave të fortë tashmë po diskutojnë aktivitetet gjatë konkursit.

Në mesazhet në aplikacionin Telegram, grupi shqiptar i tifozëve "The Ilyrian Elite" pretendojnë se kanë udhëtuar drejt Gjermanisë, pavarësisht se nuk janë lejuar të blejnë bileta nga shoqata e tyre kombëtare, dhe kanë shpërndarë përshëndetje me foto naziste.

Në kanalet pro huliganëve, si Hooligans.cz, i cili shpërndan video të zënkave të tifozëve, pritet që kjo të jetë një verë "dhune". Këto grupe bisedash janë të populluara edhe nga shumë aktivistë të ekstremit të djathtë, të cilët gjithashtu shpresojnë të përdorin turneun për të promovuar ideologjitë e tyre të urrejtjes.

Përdoruesit nga Polonia dhe Gjermania konsideron si më të rrezikshëm nga media britanike. Ata iu përgjigjën një postimi në Hooligans.cz në lidhje me fillimin e konkursit duke sugjeruar "evropianët të bashkohen dhe të synojnë muslimanët në Berlin". Përdorues të tjerë u përgjigj me imazhe të Musolinit dhe logove naziste të SS.

Ndërkohë fashistët vendas pohuan se po "bëhen kreativë" për të anashkaluar rregullat që ndalojnë shtypjen e fanellave të kombëtares gjermane që i ngjan shenjave naziste SS. Ata kanë ndarë imazhet e një fanelle futbolli me "44 Adolfo" mbi të.

Euro 2024/ Media britanike: Pritet kaos në Gjermani, huliganët dhe
bluza

Sidoqoftë, ekspertë të kulturës së tifozëve të futbollit si Dr Stefan Lawrence, një lektor i lartë në menaxhimin e biznesit sportiv në Universitetin Leeds Beckett theksoi se shumica dërrmuese e tifozëve janë në Gjermani për të mbështetur skuadrat e tyre pa krijuar probleme.

Përveç kërcënimit të dhunës huligane, policia gjermane ka ngritur shqetësimin se terroristët mund të synojnë kampionatin ashtu si ndodhi para disa muajsh, ku humbi jetën një oficer policie në qytetin Mannheim. Përpara turneut, miqësorja e Gjermanisë me Ukrainën u ndërpre nga një kërcënim sigurie që i la tifozët të mbyllur në stadium për rreth një orë pas përfundimit të ndeshjes. 

euro 2024 express.co.uk

Sondazh

Poll