Sport

Dorival Junior kërkon qetësi me Endrick: "Duhet shumë kujdes me këtë djalë!"

Trajneri i Brazilit vlerëson lojtarin e ri të Real Madridit

9 Qershor 2024, 12:30 Nga DOSJA
Dorival Junior kërkon qetësi me Endrick: "Duhet shumë kujdes
Endrick, pasi shënoi një gol kundër Meksikës

SHBA - Dorival Junior, trajneri i Canarinhas, ishte plot lëvdata për Endrick në konferencën për shtyp pas Meksikë-Brazil (2-3), ku talenti i ri i Real Madrid zgjidhi fatin e ndeshjes në kohën shtesë. Është goli i tretë që ai ka shënuar në po aq paraqitje ndërkombëtare për ekipin e të rriturve të Brazilit, një rekord që ishte arritur vetëm më parë nga ‘mbreti’ Pelé.

"Duhet të jesh shumë i kujdesshëm me këtë djalë. Shumë gjëra po i ndodhin në një kohë shumë të shkurtër. Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë. Unë i kam parë fillimet e tij në Palmeiras, ka qenë e rëndësishme dhe ka sjellë vëmendje. Eshtë e habitshme se çfarë ka arritur në një kohë kaq të shkurtër”,- ka komentuar Dorival.

“Ai vjen nga një rol shumë interesant në edicionin e fundit të kampionatit brazilian, duke mbrojtur klubin e tij dhe duke treguar një përgjigje shumë të mirë, shumë pozitive, mbi një pritshmëri të madhe të krijuar”,- vazhdoi trajneri.

“Tani ai do të largohet nga vendi i tij dhe do të shkojë të mbrojë interesat e klubit të tij të ardhshëm, Real Madridit. Shpresoj që ai të vazhdojë me rritjen që ka treguar këtë vitin e kaluar, sepse për të do të jetë thelbësore. Shpresoj që proceset të përfundojnë sa më shpejt dhe të vazhdojë të japë rezultate të mira si për klubin, ashtu edhe për kombëtaren e tij”, tha Dorival Junior.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll