Sport

“Çmimi” i dëmtimit ‘budalla’… çeku Michal Sadilek largohet nga “Euro 2024”!

Michal Sadílek, për fat të keq, u rrëzua teksa po bënte biçikletë dhe pësoi një plagë në tibinë e tij”, thotë Petr Šedivý, zëdhënës i kombëtares.

9 Qershor 2024, 13:00 Nga DOSJA
“Çmimi” i dëmtimit ‘budalla’…

ÇEKI - Federata Çeke e Futbollit njoftoi këtë të diel tërheqjen dhe largimin nga kombëtarja për në “Euro 2024” të mesfushorit të saj Michal Sadilek (25 vjeç, Twente). Për çfarë? E thjeshtë dhe për të qeshur… Sepse ky i fundit... i ra nga biçikleta të shtunën.

“Lojtarët që luajtën më shumë se një pjesë në ndeshjen përgatitore kundër Maltës të premten, patën një program individual të shtunën. Michal Sadílek, për fat të keq, u rrëzua teksa po bënte biçikletë dhe pësoi një plagë në tibinë e tij”, thotë Petr Šedivý, zëdhënës i kombëtares.

“Është një goditje e madhe për ne, sepse Michal është një nga lojtarët tanë me përvojë. Madje ai mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen kundër Maltës. I uroj që në emër të gjithë ekipit të jetë mirë. Do të vendosim së shpejti nëse do të sjellim dikë tjetër në kombëtare”, tha trajneri Ivan Hašek.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll