Sport

De Jong regjistrohet për të debutuar në “Euro 2024”!

Mesfushori holandez siguroi se "kavilja ime është mirë" dhe shpreson të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë të turneut kundër Polonisë së Lewandowskit.

9 Qershor 2024, 12:00 Nga DOSJA
De Jong regjistrohet për të debutuar në “Euro 2024”!

HOLANDE - Frenkie de Jong pothuajse është rikuperuar nga ndrydhja e shkallës së II-të që pësoi në kyçin e këmbës së djathtë, një dëmtim që e pengoi atë të luante pjesën e fundit të sezonit me Barçën.

Tani gjithçka tregon se ai do të jetë në gjendje të luajë në debutimin e Holandës në Eurokupën.​ Kështu foli vetë De Jong në një bisedë të qetë në rrjetin televiziv 'SBS6' së bashku me shokët e tjerë të skuadrës, duke vënë në dukje se synimi i tij është të jetë i disponueshëm për ndeshjen e hapjes së fazës së grupeve kundër Polonisë së Robert Lewandowskit, të dielën më 16 qershor, ora 15:00.

"Kavilja ime është mirë. Shpresoj të jem atje për ndeshjen e parë, por duket mirë. Qëllimi im është të luaj ndeshjen e parë të fazës së grupeve,"- tha De Jong , i cili pranoi se ka qenë shumë i vetëdijshëm për dëmtimin e tij për të arritur i aftë për turneun.

"Kur dëmtohesh, je vazhdimisht i vetëdijshëm për këtë. Kur zgjohem në mes të natës dhe shkoj në tualet, kontrolloj se si është kyçi i këmbës. Mendoj për këtë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë,"- shtoi De Jong, i cili duhet të jetë një nga shtyllat kryesore të ekipit të Holandës në Eurokupën .

Gjatë paraqitjes së tij televizive, De Jong shpjegoi gjithashtu se ai kalon shumë mirë në kampet e ekipit kombëtar sepse "duken si një kamp shkolle" dhe zbuloi se gjatë ditëve të ndeshjeve ai ka një rutinë ushqimi shumë të përcaktuar, me bukë të thekur me avokado, vezë dhe fruta për mëngjes dhe makarona për drekë dhe darkë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll