Politike

Pranoi mandatin e deputetit, Gjuzi: Nuk i kam kujt borxhe, telefonin nuk ja kam hapur vetëm Bashës

7 Mars 2019, 21:46 Nga DOSJA
Pranoi mandatin e deputetit, Gjuzi: Nuk i kam kujt borxhe, telefonin nuk ja kam

TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kujtim Gjuzi, që është dhe kryetar i Partisë Konservatore, ka treguar arsye që e kanë çuar drejt marrjes së mandatit të deputetit.  Gjuzi tha se  ai do të pranojë mandatin, pasi deputetët që ishin në Kuvend e braktisën dhe nuk kanë marrë vendim të duhur.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Gjuzi u pyet nëse ka folur me ndërkombëtarët apo jo, dha këtë përgjigje:  Unë mund t’iu tregojë dhe mesazhet dhe një dokument. Ka thënë një ish-ministër i korruptuar i Edi Ramës, që Kujtim Gjuzi ‘nuk ka as telefon se ka borxhe’. Unë e kam telefonin siç folëm dhe bashkë. Kam komunikim me ambasadën Britanike në Tiranë, jam i certifikuar nga Austria.

Pas kësaj ndërhyri analisti Andi Bushati që me ironi tha: Tani do na ndërkombëtarizohet Kuvendi me këta që po hyjnë. Kjo është opozita që na duhet.

Gjuzi u përgjigj dhe kritikave për fikjen e telefonit, ku tha se ai nuk i ka hapur tefonin Bashës, ndërsa është i gatshëm për të gjithë të tjerët.

“Këtij numri telefoni i ka rënë avokat Basha dhe unë nuk jam kam hapur, pasi ai nuk më ka hapur telefonin për 1 vit e gjysmë. Po ta dini kam pasur dhe një komunikim me Doktor Berishën”, u shpreh kandati për deputet.  

Më tej Gjuzi tregoi dhe mesazhet që kishte marrë nga deputetë të maxhorancës. “Është afruar pushteti, kam pasur dy telefonata nga dy deputetë të maxhorancës. Vendimi final nuk është marrë, unë po vijoj të takoj kryetarët e degëve për të marrë mandatin”, ishte kjo deklarata e Gjuzit, ndërsa më tej tha se  ai do ikte në këmbë nga studio deri në qendër të Tiranës për të treguar që nuk ka borxhe askujt.  

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputeti i ri djegia e mandateve te opozites kujtim gjuzi opozita e re partia konservatore deputeti i ri djegia e mandateve te opozites kujtim gjuzi opozita e re partia konservatore

Sondazh

Poll