Politike

Post-tërmeti, Basha takon ekspertët e sizmiologjisë, inxhinierët e arkitektë: Do kemi propozime konkrete

1 Dhjetor 2019, 19:21 Nga DOSJA
Post-tërmeti, Basha takon ekspertët e sizmiologjisë,

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me disa nga ekspërtët e Shqipërisë në fushën e emergjencave civile, me pedagogë inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmiologjisë dhe të ndërtimit për t’u konsultuar rreth masave që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë dhe për marrjen e masave për të ardhmen.

Sipas drejtorisë së medias në PD, pjesë e këtij takimi ishin: Ismail Hoxha, Faruk Kaba, Skënder Allkja, Markel Baballëku, Fisnik Kadiu, Ernest Noka, Rikard Luka, Sokol Allaraj, Marin Biçoku, Besnik Aliaj, Gafurr Muka, Lulzim Shena, Klid Premti, Sazan Guri, Mentor Balili, Shemsi Prençi etj.

Takimi ka qenë i mbyllur dhe pa praninë e medias, por zyra e shtypit në PD bën  e dije se ekpertët kanë treguar përvojën e tyre dhe propozime konkrete, të cilat do të jenë baza për propozimet e Partisë Demokratike për përballimin e situatës.

Nurmi një i PD vlerësoi se Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzore për të evidentuar problematikën dhe për të dhënë zgjidhje, por kërkohet koordinim, mbështetje dhe financim. Një nga problemet e ngrtirura në takim nga ekspertët sizmiologë është që Shqipëria nuk e ka të plotë rrjetin e saj sizmike, nuk ka financimet e duhura dhe Instituti i Sizmiologjisë është përjashtuar nga oponenca sizmike e ndërtimeve.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ndërkohë që 2 mijë të tjerë qëndruan në gatishmëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takon ekspertet pas termetit lulzim basha termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 basha takon ekspertet pas termetit lulzim basha termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll