Politike

Meta zhvillon takimin me përfaqësuesit e diasporës: SHBA nis drejt Shqipërisë 7 ekspertë pas tërmetit tragjik(FOTOT)

1 Dhjetor 2019, 14:46 Nga DOSJA
Meta zhvillon takimin me përfaqësuesit e diasporës: SHBA nis

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Mark Gjonajn, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

Meta tregon në statusin e tij publikaur në rrjetet sociale se në takimin me Markun ka biseduar rreth ndihmës që i duhet dhënë banorëve të prekur nga tërmeti në këto ditë të vështira.

Ndër të tjera Meta shprehet se në Shqipëri do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës 7 ekspertë amerikanë për të vlerësuar situatën në vend.

Postimi i Presidentit Meta:

Takim vëllazëror me Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

Së bashku me Markun, për të na ndihmuar në këto momente të vështira, janë edhe 7 ekspertë nga Amerika, që do të merren në terren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.

Falënderim nga zemra dhe mirënjohje për vëllezërit dhe motrat në SHBA, si dhe për popullin dhe administratën amerikane, që po na gjenden afër në këto momente të vështira.?????.

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të aktivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta mark gjonaj shba tirane tragjedia e 26 nentorit 2019 ilir meta mark gjonaj shba tirane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll