Politike

Komiteti i Rindërtimit, Boiken Abazi: Ku është transparenca? Si zgjidhen organizatat që janë aty?

1 Dhjetor 2019, 16:54 Nga DOSJA
Komiteti i Rindërtimit, Boiken Abazi: Ku është transparenca? Si

TIRANË- Drejtuesi i Qendrës Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, i ka bërë disa pyetje publike Edi Ramës rreth Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Në një reagim në Facebook, Abazi pyet se sa duhet të jetë fondi i një organizate për të qenë pjesë e këtij Komiteti. Po ashtu ai shkruan se të gjithë gjatë mbledhjes po flsinin për transparencë, por askush nuk di se cialt janë kriteret për të qenë pjesë e Komitetit të Rindërtimit.

Sa është fondi që duhet të ngrejë një organizatë për të qenë pjesë e “Komitetit të Rindërtimit”, që ka nisur qeveria Rama me shoqërinë civile? Apo ka ndonjë kriter tjetër për përzgjedhjen? Po flitet për transparencë në këto momente në TV nga të gjithë aktorët në këtë komitet. A mundet njëri prej tyre të ngrejë tani çështjen e transparencës së kritereve të përzgjedhjes për të qenë pjesë e këtij komiteti?”, shkruan Abazi.

Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Rindërtimit. Rama ka ftuar opozitën në tryezë, dhe u shpreh se duhet ndihmuar populli. Elvis Naçi i kërkon Ramës transparence dhe e kërcënon me largim nga Komiteti. Marin Mema përplaset me Ramën, Kryeministri quan mediat kriminale. Kreu i qeverisë kërcënon ndërtuesit dhe arkitektët me burg.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike boiken abazi komiteti i rindertimit tragjedia e 26 nentorit 2019 boiken abazi komiteti i rindertimit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll