Politike

Largimi i Sakos, PD e Durrësit: Qyteti në duart e Dakos, Zhyljen Varfi njeriu i tenderave korruptiv

1 Dhjetor 2019, 15:06 Nga DOSJA
Largimi i Sakos, PD e Durrësit: Qyteti në duart e Dakos, Zhyljen Varfi

DURRËS- Partia Demokratike dega Durrës, ka reaguar aps dorëheqjes së Valbona Sakos nga drejtimi i kësaj bashkie. Në një reagim kreu i PD-së në Durrës, Ferdinant Xhaferri, shkruan se tashmë qyteti është sërish në duart e Vangjush Dakos.

“Doreheqjet e njepasnjeshme te Sakos,  dhe nen/kryetares Kondi ne te vertete tregojne shkermoqjen e Edi Rames, arkitektit te rrenimit te Durresit”, shkruan Xhaferri.

REAGIMI I PLOTË

Durresi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotem te keshillit bashkiak njeriu me i afert i Vangjush Dakos, Zhyljen Varfi apo njeriu i tenderave korruptive qe akoma sjane mbyllur ne prokurori, merr ne dore drejtimin e Bashkise. Doreheqjet e njepasnjeshme te Sakos,  dhe nen/kryetares Kondi ne te vertete tregojne shkermoqjen e Edi Rames, arkitektit te rrenimit te Durresit. Sot kemi anarki totale ne administrimin e qytetit se per vite te tera nuk i eshte sherbyer interesave te qytetareve, por vetem te grupeve kriminale. Kjo eshte arsye qe sot askush nuk eshte ne gjendje te sherbeje dhe jemi ne kushtet e ç’organizimit ku kudo qytetaret, ne te gjitha lagjet e qytetit, na thone se askush nuk i ka kontaktuar.

Ditën e sotme, kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen pas gafave që lëshoi lidhur me pasojat e tërmetit. Ajo u shpreh se kishte marrë shumë komente negative dhe nuk e përballonte dot stresin. 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqet valbona sako ferdinant xhaferri parti demokratike durres tragjedia e 26 nentorit 2019 dorehiqet valbona sako ferdinant xhaferri parti demokratike durres tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll