Politike

VIDEO/ “Shoqëruesi i Metës kërcënon banorin”, Tedi Blushi reagon ashpër: Ishte Kryeplaku i fshatit, sillej si arrogant

1 Dhjetor 2019, 17:46 Nga DOSJA
VIDEO/ “Shoqëruesi i Metës kërcënon banorin”,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Shkafanë të Durrësit, ku ka parë disa nga banesat e dëmtuara prej tërmetit. Por gjatë vizitës së tij ka ndodhur në incident, pasi kryeplaku i fshatit është përplasur me një banor dhe mes tyre pa pasur replika e kërcënime të ndërsjellta.

Gazeta Tema ka publikuar momentin e debatit, ku shihet banori dhe një qytetar tjetër me emrin Popi, që sipas kësaj medie është shoqërues i Presidentit.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi, i cili me një postim në Facebook shkruan se asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor. Blushi shton më tej se banori është përplasur me kryeplakun e fshatit.

Keqardhje për dizinformacionet dhe gazetarinë e mjerrë të portalit të M.B-së. Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor. Çdo shqetësim i drejtë i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit. Ankesa e banorit në Shkafane për sjelljen arrogante të Kryeplakut të fshatit i është raportuar autoriteteve përkatëse për verifikim dhe marrje masash. TURP, TURP, TURP për këtë gazetari të mjerrë!”, shkruan Blushi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta ne shkafane tedi blushi tragjedia e 26 nentorit 2019 ilir meta meta ne shkafane tedi blushi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll