Politike

Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit: Media është kriminale, burg për ndërtuesit që nuk riparojnë dëmet

1 Dhjetor 2019, 16:44 Nga DOSJA
Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit: Media është kriminale, burg

TIRANË- Komiteti Kombëtar i Rindërtimit është mbledhur sot për herë të parë, ku u diskutua në lidhje me vijimin e punës në terren. Në mbledhjen e drejtuar nga Rama kanë marrë pjesë drejtuesit e foncadioneve që mblodhën ndihma për të prekurit nga tërmeti, inxhinier dhe njerëz të biznesit.

Rama mbajti peshën më të madhe të diskutimeve, ku hodhi sërish akuza për mediat, duke i qujatur kriminale dhe skandaloze. Por për këtë përgjigjen e mori nga gazetari Marin Mema, i cili i kërkoi Kryeministrit që të mbante përgjegjësinë e tij pas tërmetit dhe të mos akuzonte mediat.

Ndërkohë Rama ka përsëritur thirrjen për opozitën, duke ftuar në tryezë, pasi tha se tashmë nuk ka asgjë që e ndan me të dhe duhet bashkim për të ndihmuar sa më shumë popullin.

Transparenca ishte një tjetër pikë që ngjalli debate, pasi Elvis Naçi, një nga njerëzit që ka mbledhur më shumë fonde për tërmeit kërcënoi me largim nëse gjerat nuk bëheshin siç duhet. Rama premtoi se gjithçka do të jenë në transparencë të plotë, ku të gjithë do kontrollojnë njeri-tjetrin dhe kërcënoi ndërtuesit dhe arkitektët.

Kreu i qeverisë tha se sandardet e ndërtimit duhet të jenë të larta dhe të gjitha ata që i shkelin do rrezikojnë deri në 15 vite burg.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama elvis naçi komiteti i rindertimit marin mema tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama elvis naçi komiteti i rindertimit marin mema tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll