Politike

Komiteti i Rindërtimit, Rama tjetër ftesë opozitës: Do doja të ishte këtu, s’kemi çfarë të ndajmë (VD)

1 Dhjetor 2019, 14:43 Nga DOSJA
Komiteti i Rindërtimit, Rama tjetër ftesë opozitës: Do doja

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, ku kanë marrë pjesë dhe disa nga njerëzit që kanë kontribuar për të mbledhur sa më shumë fonde dhe epiki që do e drejtojë këtë institucion të ri.

Nga kjo mbledhje Rama i bëri sërish ftesë opozitës që të ulen në një tryezë për diskutimin e gjendjen së jashtëzakonshme.

“Do doja të ishte këtu edhe opozita, është e mirëpritur sepse këtu nuk kemi çfarë të ndajmë. Ajo që ndajmë këtu është sfida dhe jo vetëm në aspektin financiar për të garantuar sukses. Nuk është e thënë që nëse ke fondet je i garantuar për sukses, nëse nuk i organizon mirë ato. Nga ana ime ju garantoj të gjithë atyre që deri në këto momente ishin të ftuar dhe tani janë anëtarë të barabartë, se qeveria do të jetë e përkushtuar dhe transparente në këtë proces. Do të sjellë këtu të gjitha informacionet që më pas Komiteti do t’ia kalojë vetëm për vulë Komitetit të emergjencave dhe më pas qeverisë që do të vazhdojë këtë proces”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Edi Rama  prej dy ditës i ka dërguar ftesa publike opozitës për të bashkëpunuar për gjendjen e jashtëzakonshme që është vendi pas tërmetit shkatërruar së 26 nëntorit. Në një postim në mediat sociale kryeministri Edi Rama iu drejtua Bashës, ku i theksoi se duhet të ulen në tryezë për  shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Por Basha ftesat e Ramës i ka refuzuar duke thënë se tani nuk është koha për poltikë, por për të ndihmuar popullin. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama komiteti i rindertimit rama ftese opozites tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama komiteti i rindertimit rama ftese opozites tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll