Politike

Rama kërcënon ndërtuesit: Ligji për ju do ashpërsohen, pallatet e dëmtuara do i riparoni vet (VD)

1 Dhjetor 2019, 15:31 Nga DOSJA
Rama kërcënon ndërtuesit: Ligji për ju do ashpërsohen,

TIRANË- Nga mbledhja e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Kryeministri Edi Rama, ka kërcënuar ndërtuesit e pallateve të dëmtuara nga tërmeti. Rama në fjalën e tij tha se të gjithë ndërtuesit duhet të rregullojnë vetë dëmet e tërmetit hde nuk do ndihmohet aspak nga shteti me fonde.

“Ata që i kanë ndërtuar ata që janë dëmtuar, të shkojnë ti riparojnë ose të përgjigjen para ligjit dhe të shkojnë në burg. Se nuk ka mundësi të riparojmë pallate që kanë shfaqur dëme të rikuperueshme se janë bërë gabime në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak dhe të vijnë dhe ata që i kanë bërë dhe ti riparojnë, ata që janë të riparueshme” tha Rama.

Ndërkohë më tej kreu i qeverisë u tha të gjithë ndërtuesve arkitektëve dhe zbatuesve të projekteve se ligjet për ta do të ashpërsohen dhe kush ndërton pa kriteter do të marr dënim maksimal.

7 deri në 15 për të gjithë ndërtuesit që shkelin stadardet e ndërtimit. Arkitektët që nuk denoncojnë ndërtuesit do të dënohen, por edhe ata që zbatojnë projektin”, shtoi më tej Rama.

Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Rindërtimit. Rama ka ftuar opozitën në tryezë, dhe u shpreh se duhet ndihmuar populli. Elvis Naçi i kërkon Ramës transparence dhe e kërcënon me largim nga Komiteti. Marin Mema përplaset me Ramën, Kryeministri quan mediat kriminale. Kreu i qeverisë kërcënon ndërtuesit dhe arkitektët me burg.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama komiteti i rindertimit rama kercenon ndertuesit tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama komiteti i rindertimit rama kercenon ndertuesit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll