Politike

Basha në Kombinat: Banorët këtu janë tërësisht jashtë vëmendjes, të vlerësohen urgjentisht dëmet

1 Dhjetor 2019, 14:25 Nga DOSJA
Basha në Kombinat: Banorët këtu janë tërësisht

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot në Kombinat, në Njësinë Adminsitrative Numër 6 në Tiranë, ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmetet.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se banorët në këtë zonë janë jashtë vëmendjes së shtetit dhe kërkojnë vlerësim urgjent të dëmeve, strehim dhe ndihma ushqimore.

Sot në njësinë administrative 6 në Tiranë, qindra banesa të shkatërruara dhe të pabanueshme. Mes vuajtjeve, stresit dhe tronditjes banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore! Ata thonë se deri tani janë tërësisht jashtë vëmendjes dhe të braktisur në fatin e tyre.


Mirënjohje për kontributet dhe ndihmën e disa bizneseve që ndonëse në vështirësi kanë strehuar 40 familje. Ndërkohë u informova se ndihma të tjera të destinuara nga Kosova për këtë zonë janë ndalur në Kashar dhe nuk kanë arritur në destinacion. Gjithsesi vullnetarizmi nuk mjafton. Duhet menjëherë prania dhe ndihma e shtetit!”, shkruan Basha.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ndërkohë që 2 mijë të tjerë qëndruan në gatishmëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banoret e kombinatit lulzim basha termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 banoret e kombinatit lulzim basha termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll