Politike

Rama humbet durimin me qenin në Kashar: Pusho! Pusho, se dhe ty të kemi mangut (VD)

1 Dhjetor 2019, 14:38 Nga DOSJA
Rama humbet durimin me qenin në Kashar: Pusho! Pusho, se dhe ty të

TIRANË- Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë sot në Kashar ku ka vizituar familjet e dëmtuara nga tërmetet që kanë rënë prej 26 nëntorit. Por gjatë vizitës Rama është shqetësuar nga një qen dhe në një moment nuk e ka mbajtur veten pasi ka humbur durimin.

Teksa qeni në një banesë aty afër lehte, pasi po shihte njerëz të panjohur rreth shtëpisë së pronarëve të tij Rama ka vendosur që t’i bërtasë.

“Hë pusho! Pusho! Dhe ty të kemi të kemi mangut. Pusho, ça të bëjë dhe ai tan, ai pret gazetarët”, u shpreh Rama dhe në fund qeshi.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ndërkohë që 2 mijë të tjerë qëndruan në gatishmëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne kashar termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama rama ne kashar termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll