Politike

Gafat ‘shkarkojnë’ Valbona Sakon, Durrësi në duart e të besuarit të Vangjush Dakos. Rama: Fajin e kanë mediat, terrori

1 Dhjetor 2019, 14:14 Nga DOSJA
Gafat ‘shkarkojnë’ Valbona Sakon, Durrësi në duart e

DURRËS- Largime masive nga Durrësi! Pas banorëve, të cilët janë larguar nga frika apo pasi tërmeti i ka prishur banesën, ikje ka pasur edhe nga zyrtarët e lartë të bashkisë.  Mëngjesin e sotëm, kryebashkiakja Valbona Sako dha dorëheqjen, e disa orë pas saj nga posti i nënkryetares u largua edhe Etleva Kondi.

Mesa duket gafat e bëra në prononcimet për gazetarët i kanë kushtuar shtrenjtë Sakos. Vetë ajo shkruante në Facebook, se kishte marrë mjaft komenteve negative. Në vend të saj u emërua, ashtu siç e kërkon edhe ligji nënkryetari tjetër Zhuljen Varfaj, “krahu i djathë” i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Varfajt i ka kaluar automatikisht detyra pas dorëheqjes së Sakos sipas pikës 5 të nenit 61.

Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.”

Nga ana tjetër, kryesocialisti Edi Rama, i pyetur drejtpërdrejt nga një gazetare i ka bërë “bisht” pyetjes për Sakon, duke kritikuar mediat. 

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës janë mbyllur, viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit. Toka vijon të dridhet nga pasgoditjet.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e durresit dorehiqet valbona sako durres valbona sako zhuljen varkaj bashkia e durresit dorehiqet valbona sako durres valbona sako zhuljen varkaj

Sondazh

Poll