Aktualitet

Vrau 34-vjeçarin në Korçë, vetëdorëzohet në Polici Olgert Mustafa

7 Mars 2019, 19:58 Nga DOSJA
Vrau 34-vjeçarin në Korçë, vetëdorëzohet

KORÇË- Kur kanë kaluar gati dy muaj nga vrasja me armë zjarri pas një sherri në lokal 35-vjeçarin Altin Balliu, është dorëzuar në polici autori. Mësohet se është vetëdorëzuar në policinë e Korcës Olgert Mustafa, 34-vjeç.

Vetëdorëzohet në Polici shtetasi O.M, i shpallur në kërkim si autori i vrasjes së shtetasit A.B, ngjarje e ndodhur në datë 17.01.2019, në Korçë. Policia bën ndalimin e shtetasit O.M, pas vetëdorëzimit të këtij të fundit, në ambjentet e Komisariatit Korçë ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale”- thuhet në njoftimin e policisë.

Altin Balliu mbeti i vrarë në 18 janar 2019 pas një sherri të ndodhur për motive banale, ku një grup miqsh ishin ulur brenda një lokali për të konsumuar alkool.

34-vjeçari Mustafa, ka qenë dhe i skeduar më parë, pasi është dënuar me 12 vite burg pasi tentoi të vriste bashkëmoshatarin e tij atë kohë, Majkëll Hysollin. I riu i shpëtoi për mrekulli edhe pse u qëllua me 7 plumba me breshëri automatiku teksa lëvizte me një mjet tip “Audi” me targa të huaja.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin balliu oligert mustafa vetedorezohet autori vrasja në korce altin balliu oligert mustafa vetedorezohet autori vrasja në korce

Sondazh

Poll