Aktualitet

“Rama ik”, fermerët në Korçë protestojnë dhe kërkojnë largimin e Kryeministrit

7 Mars 2019, 17:45 Nga DOSJA
“Rama ik”, fermerët në Korçë protestojnë

KORÇË-Disa dhjetra fermer kanë bllokuar rrugën nacionale sot rrugën Korçë-Kapshticë, në shenjë protestë kundër qeverisë.

Fermerë prodhues dhe grumbullues të produkteve bujqësore, kryesisht molle, në bashkinë e Devollit, protestojnë për kalbjen e prodhimeve të tyre nga braktisja e qeverisë dhe pabarazia, shkruan PD në një njotim për mediat.

Në shenjë proteste ata kanë mbuluar rrugën kombëtare me mollë, të pashitura nga prishja e rregullave të tregut dhe kanë shkruar “Rama ik”.

Fermerët kanë 3 kërkesa kryesore: Mbrojtja e prodhimit vendas nëpërmjet ngritjes së referencës doganore. Shfuqizimi i ligjit për TVSH në bujqësi. Ligji i ri parashikon që grumbulluesve t’u rimbursohet tvsh për produktet vetëm 6% dhe krijimin e mundësive të reja për treg, duke lidhur marrëveshje vendet që konsumojnë më shumë produktet bujqësore shqiptare.

Kjo protestë është mbështetur nga Partia Demokratike, e cila prej gati një muaj po organizon protesta dhe kërkon largimin e Ramës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mollet ne rruge protesta e fermereve protesta e opozites protesta ne korce rama ik mollet ne rruge protesta e fermereve protesta e opozites protesta ne korce rama ik

Sondazh

Poll