Aktualitet

Rrihet doktori në Lezhë dhe specializantja në Tiranë, vetëdorëzohet 24-vjeçari: Mjeku ishte i dehur

7 Mars 2019, 12:50 Nga DOSJA
Rrihet doktori në Lezhë dhe specializantja në Tiranë,

LEZHË- Një mjek është dhunuar në Lezhë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeku Zef Doda, është dhunuar nga i afërmi i një pacienti dhe pritet të transportohet drejt Tiranës.

Mjeku i dhunuar ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe kokë. Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Po ashtu në Tiranë raportohet të jetë dhunuar në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT mjekja specializante V.Zyka. Rasti i mjekes së QSUT-së ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa është raportuar sot. Pas dhunës, ka ardhur reagimi nga Ministria që u kërkon autoriteteve të reagojnë dhe të dënojnë agresorët.

Pak orë pas shpalljes në kërkim nga Policia, 24-vjeçari që akuzohet se ka dhunuar mjekun është vetëdorëzuar në Polici, ku është shprehur se mjeku ishte i dehur dhe nuk i kishte shërbyer. (Lexo këtu)

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim.

Kjo nuk është hera e parë që në spitalet shqiptare dhunohen mjekë. Në harkun kohor të një muaji, 2 mjekë të tjerë janë dhunuar nga familjarët e pacientëve. Rasti i parë për 2019, u regjistrua në QSUT, ku u dhunua mjeku infektiv Gentian Stroni. (Lexo këtu).

Pak ditë më vonë, disa të afërm të dehur qëlluan me tullë në kokë mjekun e Urgjencës në Spitalin e Durrësit.

Për dhunën në spitale, ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë. Ministrja Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një urdhër të ri, ku ndalohen vizitat e familjarëve në pavione. (Lexo këtu).

Po ashtu edhe QSUT ka dënuar dhunën në spitale, ndërsa shprehet se ky nuk është një rast i izoluar por i përsëritur. Drejtoria e QSUT kërkon zbulimin e autorëve dhe dënimin e tyre. (Lexo këtu)

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne spitale dhunohet mjeku ne lezhe ogerta manastirliu zef doda dhuna ne spitale dhunohet mjeku ne lezhe ogerta manastirliu zef doda

Sondazh

Poll