Aktualitet

Dhunoi mjekun në Lezhë, vetëdorëzohet 24-vjeçari: Ishte i dehur, s’më shërbeu

7 Mars 2019, 19:00 Nga DOSJA
Dhunoi mjekun në Lezhë, vetëdorëzohet 24-vjeçari:

LEZHË– Një 24-vjeçar është vetëdorëzuar në polici ku ka rrëfyer se ka dhunuar mjekun e Lezhës, Zef Dodën. Dosja.al mëson se i vetëdorëzuari është shprehur se e ka goditur mjekun me grushte pas një debati që kanë bërë.

Sipas 24-vjeçarit mjeku Zef Doda ishte në gjendje të dehur dhe nuk i kishte shërbyer. Për këtë arsye ai e ka dhunuar.

Ditën e sotme u raportua dhunimi i dy mjekëve. Njëri mjek i identifikuar si Zef Doda u dhunua gjatë shërbimit të tij në spitalin e Lezhës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Doda, është dhunuar nga i afërmi i një pacienti dhe është transportuar drejt Tiranës. Si pasojë e dhunës ai ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe kokë.

Po ashtu në Tiranë raportohet të jetë dhunuar në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT mjekja specializante V.Zyka. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi ne spitale dhunohet mjeku lezhe vetedorezohet 24 vjecari zef doda dhunimi ne spitale dhunohet mjeku lezhe vetedorezohet 24 vjecari zef doda

Sondazh

Poll