Aktualitet

Itali/ I zbuluan 700 gramë kokainë, shqiptarja shpërthen në lot gjatë arrestimit

7 Mars 2019, 18:26 Nga DOSJA
Itali/ I zbuluan 700 gramë kokainë, shqiptarja shpërthen në

ITALI– Një shqiptare e cila udhëtonte me 700 gramë kokainë është arrestuar në Itali. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Ragusa, Siçili. Mediet lokale shkruajnë se shqiptarja me inicialet C. A. 33 vjeç është ndaluar për një kontroll të rastësishëm, teksa udhëtonte me autobus dhe ka rezultuar se ajo nuk ishte e pajisur me dokumentat përkatëse për të qëndruar në Itali.

Në momentin e ndalimit shqiptarja ka filluar të qajë dhe kjo gjë i ka futur karabinierët në dyshime. Gjatë shoqërimit në komisariat dhe pas një kontrolli më të imtësishëm, shqiptares ju gjetën 700 gramë kokainë të pastër. Droga u sekuestrua dhe 33-vjeçarja po mbahet në paraburgim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 700 grame kokaine arrestohet 33 vjecarja arrestohet shqiptarja 700 grame kokaine arrestohet 33 vjecarja arrestohet shqiptarja

Sondazh

Poll