Aktualitet

Denoncimi te Berisha: Farmacitë po falimentojnë, po na mbysin me gjoba

7 Mars 2019, 18:02 Nga DOSJA
Denoncimi te Berisha: Farmacitë po falimentojnë, po na mbysin me gjoba

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari digjital, që akuzon drejtoreshën e Kontrollit të Barnave, Narvina Sinani, se po shkatërron sistemin farmaceutik dhe po falimenton farmacitë duke favorizuar oligarkët e barnave.

Sipas denoncuesit, drejtoresha ka nxjerrë sërish një grup taskforcë të cilët kanë gjobitur shumë farmaci për shkak të recetës së mjekut.

Postimi i plotë:

Terror tatimor mbi biznesin e farmacive!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital

Dr Berisha te lutem publikoje,Narvina Sinani drejtoresha aktuale e kontrollit te barnave e sjell per te kryer punet e Ndrikulles ogerta manastriliu ka nxjerr perseri task forcen e 2 duke renduar biznesin farmaceutik plot 8 vete ne subjekt na vine dhe na kane shkaterruar me gjoba per receten e mjekut qe seshte faji jon ne fund te fundit .jemi farmacis nga berati dhe kemi falimentuar dhe do largohemi jashte shtetit.ju lutem denonconi narvina sinani favorizon skadencat me oligarket e barnave,kaosit ,dhunen ndaj bizneseve private.po na shkaterron sistemin farmaceutik pasi ngopi popullin me skadencA tek nene tereza.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet farmacitë drejt falimentimit sali berisha farmacitë drejt falimentimit sali berisha

Sondazh

Poll