Aktualitet

Rinisja e mësimit pas tërmetit, Shahini flet për dëmet në shkolla: Nesër njoftim zyrtar, universitetet ta vendosin vetë

30 Nëntor 2019, 13:44 Nga DOSJA
Rinisja e mësimit pas tërmetit, Shahini flet për dëmet

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini ka njoftuar se ditën e nesërme do të bëhet e ditur nëse do të rinisë mësimi në shkolla ditën e hënë apo jo.

Në një prononcim për Report Tv, Shahini u shpreh se në qytetin e Durrësit dhe të Kavajës janë inspektuar të gjitha shkollat dhe shumë prej tyre kanë probleme.

Ministrja shtoi më tej se universitetet janë autonome dhe do ta vendosin vetë se kur do ta rinisn mësimin, sipas ekspertizës së bërë në godinat përkatëse.

Në Durrës janë kontrolluar të gjitha shkollat. Në zonat e tjera inspektimet sipas sinjalizimit të drejtorëve. Do të hapen vetëm ato shkolla 100% të sigurta. Nesër do të njoftojmë nëse do fillojë ose jo mësimi të hënën. Nesër bëjmë publike listën e shkollave të dëmtuara. Universitetet janë autonome, vendosin vetë për mësimin. Kontrolle në shkolla, kopshte e çerdhe, publike dhe private. Situata nga tërmeti, deri më tani janë kontrolluar 200 shkolla,”- tha ajo ndër të tjera.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini tragjedia e 26 nentorit 2019 besa shahini tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll