Aktualitet

VIDEO-Perla/ Konstruktori në Këshill Bashkiak i lë pa fjalë të gjithë: Tirana ndërton kaq mirë, të kishte ndodhur në v

30 Nëntor 2019, 13:26 Nga DOSJA
VIDEO-Perla/ Konstruktori në Këshill Bashkiak i lë pa fjalë

Tiranë- Tirana është një nga qarqet që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

Por së fundmi na çudit me një deklaratë në mbledhjen e këshillit Bashkiak, një kontruktor, i cili shprehet para Veliajt se në 30 vitet e fundut në Tiranë është punuar shumë mirë me ndërtimet dhe këtë e vërtetuan lëkundjet e fundit të tërmetit. Ai thekson se po të kisht ndodhur në  Itali do të kishte bërë katastrofë.

“Faleminderit zoti kryetar, atë që ne donim të thonim, e tha edhe Luani në një nga pikat e veta që duke theksuar nga ju si politikanë, por edhe nga specialistë të fushës tonë, në të gjitha mediet, që kjo provë që kaluam, ka qenë një provë që vërteton që kontruktorët tanë dhe ndërtuesit tanë, jo vetëm ne që jemi këtu por për këto 30 vite në Tiranë kanë punuar shumë mirë. I njëjti tërmet po të kishte rënë në Itali do të kishte bërë katastrofë”, është shprehur ai ndër të tjera.

Por si është gjendja realisht në terren?

Rama që në mëngjes raportoi se në Tiranë nga tërmeti  janë 1192 banesa private që kanë dëmtime serioze, edhe 256 pallate që kërkojnë rivlerësim dhe 8 shkolla që kanë pësuar dëme. Ndërsa plasaritjet apo krisjet e godinave nuk janë të pakta.

51 viktima, 913 të plagosur, 34 në spitalin në spitalin e Traumës, 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit dhe 47 të shpëtuar. Ky është bilanci i tërmetit të rëndë të 26 nëntorit. Sot ka humbur jetën në spitalin e Traumës, Xhesika Biqiku, vajza 20-vjeçare që i ra tulla në kokë në Kombinat.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perla e konstruktorit në tiranë tragjedia e 26 nentorit 2019 perla e konstruktorit në tiranë tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll