Aktualitet

“Hajdeni se do mbushim furgonin”/ Gjykata lë në burg shefin e rendit dhe zjarrfikësin që vodhën ushqimet dhe batanijet

30 Nëntor 2019, 12:55 Nga DOSJA
“Hajdeni se do mbushim furgonin”/ Gjykata lë në burg

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Altin Zekën, shefin e Rendit në Komisaritin e Rinasit, Alban Taullën, kunatin e tij zjarrfikës pranë repartit të Kombinatit pas vjedhjes së ndihmave për të prekurit nga tërmeti. Ndërsa për efektivin e policisë së Rinasit, Ervin Haxhillari, që në këtë vjedhje ka shërbyer si shofer i furginit të policisë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Dy ditë më parë, Dosja.al publikoi një video ku shfaqej një punonjës policie i cili çonte ndihmat për të prekurit e tërmetit në shtëpinë e tij. Kjo video mori vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh live se kjo është një babëzi. Menjëherë pas videos, SHCBA, u arrestoi Altin Zekwn, Alban Taullain dhe Ervin Haxhillarin. Ndërkohë që Dosja.al raportoi edhe për skemën sesi Zeka i ndihmuar nga gruaja morën pakot nga fondacioni Fundjavë Ndryshe dhe i fshehën tek shtëpia e vjehrrës së Zekës, Shkurte Taulla.

Akuzat:

Sipas Prokurorisë ata akuzohen se kanë përvetësuar, një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore, të destinuara për  banorët e prekur nga tërmeti dhe mbi ta rëndon akuza për “mashtrim në bashkëpunim”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin zeka polici vjedh ndihmat tragjedia e 26 nentorit 2019 altin zeka polici vjedh ndihmat tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll