Aktualitet

51 viktima, 913 të plagosur/ Vdes 20-vjeçarja tek Trauma, babai: Po të mos isha penguar, Xhesi do kishte shpëtuar

30 Nëntor 2019, 10:10 Nga DOSJA
51 viktima, 913 të plagosur/ Vdes 20-vjeçarja tek Trauma, babai: Po

SHQIPERI- 51 viktima, 913 të plagosur, 34 në spitalin e Traumës, 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit dhe 47 të shpëtuar. Ky është bilanci i tërmetit të 26 nëntorit, i cili rezultoi tragjik. Paraditen e sotme në spitalin e Traumës humbi jetën Xhesika Biqiku . Ajo u godit nga një tullë gjatë daljes nga banesa e saj në Kombinat dhe pas 3 ditësh në koma nuk  mundi të jetonte.  Babai i saj, Ilia Biqiku bëri vazhdimisht lutje që vajza e saj të kurohej në Itali. Dy ditë më parë ai rrëfeu mes lotësh:  “Nëse nuk do të isha penguar teksa dilnim, Xhesika do të kishte shpëtuar”.

Ministria e Mbrojtjes në një njoftim zyrtar bën me dije se kërkimet në terren në zonën e Thumanës dhe Durrësit kanë përfunduar. Nga ministria theksoi se pati 50 viktima të cilat u nxorrën nga rrënojat për tre ditë.  Një njoftim zyrtar ka dhënë edhe Ministria e Shëndetësisë, ku thekson se të lënduar nga tërmeti ka pasur 913, 34 ende në spitalin e Traumës.

Po kështu kryeministri i vendit ka mbledhur sot që me mëngjes qeverinë dhe ka theksuar se do miratohet ligji, 7-15 vite burg për ndërtuesit, arkitektët dhe supervizorët që bëjnë ndërtime në shkelje. Ai premtoi pension të veçantë për pensionistët e prekur, bursa 15 mijë lekë në muaj për studentët dhe nxënësit. Sipas një trajtim të veçantë financiar do të kenë edhe personat që humbën familjet në këtë tragjedi.

(J.v;f.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilia biqiku tragjedia e 26 nentorit 2019 xhesika biqiku ilia biqiku tragjedia e 26 nentorit 2019 xhesika biqiku

Sondazh

Poll