Politike

Fokus i vizitës kampet e refugjatëve, Meloni vjen më 5 qershor në Tiranë

Fokusi i vizitës së Melonit do të jetë kampi i refugjatëve që do të sjellë Itali në Gjadër.

31 Maj 2024, 17:48 Nga N.F
Fokus i vizitës kampet e refugjatëve, Meloni vjen më 5 qershor
Rama dhe Meloni

TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni raportohet se do të zhvillojë një vizitë në Tiranë. Në lidhje me këtë vizitë të saj është bërë me dije se ajo do të udhëtojë drejt Tiranës më datë 5 qershor. Lajmi konfirmohet nga burime qeveritare të mediave të huaja.

Vizita e Melonit do të bëhet në kuadër të Javës së Kulturës italiane në Shqipëri, ndërsa nde nuk dihet agjenda e takimeve që kryeministrja italiane mund të ketë në Tiranë. Mësohet se fokusi i vizitës së Melonit do të jetë kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ndërtimi i të cilëve ka krijuar polemika në palët opozitare italiane. Raportohet gjithashtu se shumë gjasa do të bëhet edhe një inspektimi i punimeve në këto kampe.

Marrëveshja Shqipëri për emigrantët

Marrëveshja mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për strehimin e emigrantëve u nënshkrua më 6 nëntor të vitit të kaluar. Pakti i firmosur nga kryeministri Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni parashikon krijimin e dy qendrave për identifikimin dhe pritjen e emigrantëve të menaxhuar nga autoritetet italiane në tokën shqiptare, njëra pranë portit të Shëngjinit në veri të vendit, dhe tjetra në brendësi, në Gjadër. Brenda kampeve mund të strehohen deri në 3000 emigrantë, dhe siç parashikon pakti atje do t'u duhet të presin vendimet nëse mund të shkelin ose jo në territorin italian ose, në të kundërt do të riatdhesohen me shpenzimet e Romës. 

Qeveria italiane synon që në kampet që do të hapen në Shqipëri, do të dërgohen personat e shpëtuar nga autoritetet në det, pra jo ata të cilët shpëtohen nga organizatat jo qeveritare. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se vlera e projektit parashikohet të jetë rreth 34 milionë euro. Vlerë kjo të cilës duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, lidhjen Wi-Fi dhe kujdesin shëndetësor. Megjithatë pakti i nënshkruar mes dy vendeve ka shkaktuar reagie të ashpra si nga opozita shqiptare ashtu dhe nga opozita italiane, pasi sipas tyre kjo marrëveshje shkel të drejtat e njeriut.

giorgia meloni tirane

Sondazh

Poll