Politike

FOTO/ Pas Metës, ministri Manja shkon në spitalin e Traumës, interesohet për shëndetin e avoktatit Mëngjesi

Mësohet se Manja pak momente më parë ka vizituar avokatin Mëngjesi në spitalin e Traumës.

31 Maj 2024, 17:02 Nga N.F
FOTO/ Pas Metës, ministri Manja shkon në spitalin e Traumës,
Manja te Trauma

TIRANË- Pas vizitës së presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe avokatit Genc Gjokutaj në Spitalin e Traumës ka mbërritur edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Mësohet se Manja pak momente më parë ka vizituar avokatin Mëngjesi në spitalin e Traumës.

Manja është interesuar për gjendjen e tij shëndetësore dhe ka bashkëbiseduar me mjekët dhe të afërmit e avokatit. Manja nuk ka bërë asnjë koment thjesht ka pohuar se e vizitoi avokatin e dhunuar.

“E vizitova si mik, shok dhe si një njohje e mëparshme gjatë punës në sistemin e drejtësisë,” tha ai.

sokol mengjesi ulsi manja

Sondazh

Poll