Politike

Shkak vizat e stafit/ Rama shtyn takimin me emigrantët në Londër, kur është data e caktuar

Dosja.al mëson se arsyeja e shtyrjes së takimit është bërë për shkak të vizave të stafit që Rama do të marrë me vete.

31 Maj 2024, 15:44 Nga I.A
Shkak vizat e stafit/ Rama shtyn takimin me emigrantët në Londër,
Edi Rama

TIRANË- Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Londër është shtyrë. Dosja.al mëson se arsyeja e shtyrjes së takimit është bërë për shkak të vizave të stafit që Rama do të marrë me vete.

Ndërkohë që gjithashtu burimet bëjnë me dije se një datë tjetër e përkohshme për takimit që pritet të mbahet është 9 qershori. Por as kjo datë nuk është definitive, pasi nuk dihet nëse do të jenë gati vizat deri më atëhere. 

Takimi i Ramës me emigrantët në Angli ishte caktuar më 2 qershor. Më parë Rama ka mbajtur takim me emigrantët shqiptarë në Athinë dhe më pas në Itali. Ndërkohë që pas Londrës, takimi i radhës është me emigrantët shqiptarë në Gjermani.

edi rama

Sondazh

Poll