Politike

‘’Denoncuam dosjen ‘’5D’’, inceneratorin e shumë skandale’’, Ilir Alimehmeti: Bashkia e Tiranës është në vdekje klinike, protestat nuk ndalen

Ai tha se Bashkia e Tiranës nuk ka bërë transparencë, ndërkohë që në lidhje me përshkallëzimin në protesta, ai tha se ishte revoltë e njerëzve.

31 Maj 2024, 15:08 Nga I.A
‘’Denoncuam dosjen ‘’5D’’, inceneratorin e
Ali Alimehmeti

TIRANË- Kryetari i këshilltarëve Bashkiak të PD në Bashkinë Tiranë Ali Alimehmeti, ka folur në lidhje me protestën që është mbajtur prej disa javësh para bashkisë, në lidhje me dosjen “5D”. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Alimehmeti u shpreh se protestat kanë nisur si reagim qytetar, ndërsa shtoi se paratë e qytetarëve të Tiranës janë vjedhur me inceneratorët. Ai tha se Bashkia e Tiranës nuk ka bërë transparencë, ndërkohë që në lidhje me përshkallëzimin në protesta, ai tha se ishte revoltë e njerëzve.

"Protestat janë qytetare dhe ne kemi dalë aty për ato çfar ne shohim si taksat e vjedhjet që po na bëhen. Kjo ka sjellë revvoltë, kemi oponuar fort për inceneratorin, ‘dosjen 5D’ e shumë skandale të tjera. Për inceneratorët kishte një mendim ore ku po shkojnë këto lek? Kur shihet që ligji nuk po funksionon kur përfaqësimi i njerëzve në këshillin bashkiak nuk realizohet nga Veliaj, atëherë njerëzit reagojnë. Ne kemi detyrë që njerëzve t’u tregojmë  dhe të zbulojmë e denoncojmë aferat e skandalet dhe më pas revolta është e tyre. Numri dhe masiviteti janë të rëndësishme, por kujtojmë që një vit m par kemi bërë të njëjtën bisedë për protestën e studentëve, e çfarë ndodhi në fund fare? Pra unë sytë i mbaj te objektivi, kërkesa e njerëzve është që Veliaj të japë dorëheqjen, unë i mbështes. Ne kërkojmë atë çka na lejon ligji," tha Alimehmeti.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll