Politike

VIDEO/ Beleri flet nga burgu për median greke: Nuk heq dorë nga Himara! Asnjë trajtim i veçantë nga të burgosurit e tjerë

Gjatë fjalës së tij Beleri u shpreh se është i vendosur të luftojë për pafajësinë e tij dhe për Himarën. Ai shtoi se është i vetmi kandidat për deputet në Parlamentin Evropian që nuk bën dot fushatë, pasi ndodhet në burg në vendin tonë për blerje votash.

31 Maj 2024, 17:17 Nga N.F
VIDEO/ Beleri flet nga burgu për median greke: Nuk heq dorë nga
Beleri

TIRANË- Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri së fundmi nga zhvillua një intervistë me median greke. Duke folur nga burgu Beleri zhvilloi një intervistë emisionin "Live News" në televizionin grek Mega.

Gjatë fjalës së tij Beleri u shpreh se është i vendosur të luftojë për pafajësinë e tij dhe për Himarën. Ai shtoi se është i vetmi kandidat për deputet në Parlamentin Evropian që nuk bën dot fushatë, pasi ndodhet në burg në vendin tonë për blerje votash. Beleri është shprehur se në burg trajtohet njësoj si të gjithë të burgosurit e tjerë.

“Zgjohem në mëngjes dhe shoh para meje imazhin e Virgjëreshës Mari. Për tridhjetë vjet që jam marrë me politikë, doja t'u shërbeja të drejtave të grekëve të Vorio Epirit. Ne nuk kemi të drejta, jemi larg asaj që ne e quajmë “shteti i së drejtës” dhe unë do të luftoj për to në Parlamentin Europian.

“Falënderoj kryeministrin grek që me këtë lëvizje për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane më jep mundësinë të mbështes Himarën nga një këndvështrim tjetër. Nuk po heq dorë nga Himara. Kur të jem i dënuar, nuk do të kem të drejta politike në Shqipëri dhe ky ishte qëllimi i parë”.

Vlen të theksohet se lidhja me Fredi Beleri u ndërpre papritmas kur Fredi Beleri u pyet për çështjet e pronave të grekëve të Shqipërisë dhe marrëdhëniet e tij me Erdoganin.

“Erdogan është mentori i Ramës. Dhe në disa gjëra si rrëmbimi i pronave të grekëve ai e ka tejkaluar. Pronat tona të konfiskuara nga regjimi komunist në Shqipëri nuk na u kthyen pas rënies së komunizmit në Shqipëri”, arriti të thotë dhe menjëherë. Pas kësaj lidhja u ndërpre.

Vajza e tij 19-vjeçare Ermioni, studente e Arkitekturës në NTUA, po lufton për lirimin e babait të saj Freddi Belleri.

“Babai im e dinte se me çfarë po merrej pak a shumë. Ai ishte plotësisht i përgatitur për një gjë të tillë. Jo se e priste, por kur ndodhi nuk ra nga retë. Ai ishte kokëfortë, tha se do të shkonte deri në fund. Ai po lufton për diçka që vlen”, tha ajo në një intervistë.

Himara dhe të drejtat e Vorio Epirit janë një temë që shqetëson shumë njerëz. Jam rritur në Himarë, është një vend që të gjithë e duam. Ka racizëm dhe diskriminim, ne mund të shkojmë në një dyqan dhe të kërkojmë ujë dhe ata të na pyesin 'pse flet greqisht?'

Duke iu referuar intervistës së Fredi Belerit në Live News dhe... shkëputjes së papritur që kandidati për eurodeputet i ND-së fliste për grekët e Vorio Epirit dhe të drejtat e njeriut ajo tha:

“Shumë herë kemi folur, lidhja nuk ka humbur kurrë. Dje nuk e di pse. Ndoshta sepse interneti u ndërpre? A është bërë me qëllim?”, pyeti Ermioni  Beleri dhe zbuloi se pas një komunikimi me të atin, Fredi Beleri donte të falënderonte Live Neës dhe Kyriakos Mitsotakis për kandidaturën e tij në zgjedhjet europiane.

“Nga e gjithë kjo situatë na ka dalë mirë edhe si familje edhe si komunitet. Si familje na ka forcuar, na ka afruar. Dua të falënderoj mamanë time, e cila ka arritur të mbajë të qëndrueshme të gjithë familjen. Himara ka fituar njohje. Më në fund kemi arritur që pas shumë vitesh të dëgjohemi si minoritet grek në Shqipëri”, tha ajo.

INTERVISTËN  E PLOTË E BELERIT GJENI KËTU

 

fredi beleri

Sondazh

Poll