Politike

Rama shtyn takimin me emigrantët në Londër, vizita caktohet të mbahet në Shtator

Paraprakisht raportohet se arsyeja e shtyrjes së takimit është bërë për shkak të vizave të stafit që Rama do të marrë me vete, por një arsye tjetër mund të jenë edhe zgjedhjet e parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar.

31 Maj 2024, 17:13 Nga B.Z
Rama shtyn takimin me emigrantët në Londër, vizita caktohet
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur një tur takimesh me shqiptarët e diasporës. Pas mitingut në Athinë më 12 Maj dhe atij në Milano të mbajtur më 26 Maj, takimi i radhës ishte përcaktuar të mbahej më 2 Qershor me emigrantët në Angli.

Por axhenda e kreut të qeverisë ka ndryshuar. Burime për mediat bëjnë me dije se takimi me shqiptarët që jetojnë në Londër nuk do të zhvillohet në Qershor siç ishte parashikuar. Ende nuk ka një datë të saktë, por muaji Shtator duket si periudha më e përshtatshme për të mbajtur takimin.

Paraprakisht raportohet se arsyeja e shtyrjes së takimit është bërë për shkak të vizave të stafit që Rama do të marrë me vete, por një arsye tjetër mund të jenë edhe zgjedhjet e parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë pas takimit që ishte parashikuar të mbahej në Londër, takimi i radhës pritet të realizohet në Qershor me emigrantët shqiptarë në Gjermani.

edi rama takim londer

Sondazh

Poll