Politike

Krijimi i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Meta: Rama bën vetëm ligje me porosi për të vjedhur çnjerëzisht popullin

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama i ka pasur gjithmonë në dorë instrumentet për të luftuar korrupsionin, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

31 Maj 2024, 14:32 Nga M.B
Krijimi i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Meta: Rama
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat, foli sot dhe në lidhje me krijimin e një Komisioni të Posaçëm anti-korrupsion. Meta tha ky se është një komision që legjitimon, sipas tij, Rama-formën. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama i ka pasur gjithmonë në dorë instrumentet për të luftuar korrupsionin, por nuk e ka bërë një gjë të tillë. Sipas Metës, Rama bëri vetëm ligje me porosi dhe për të vjedhur çnjerëzisht popullin.

“Të marrësh pjesë në një komision që legjitimon Rama-Formën… Askush nuk e ka penguar Ramën të luftojë korrupsionin, i ka pasur më shumë instrumente në dorë edhe se vetëm Ramiz Alia. Megjithatë bëri vetëm ligje me porosi dhe për të vjedhur çnjerëzisht popullin e tij”, tha ai.

ilir meta

Sondazh

Poll