Politike

Meta dhe Gjokutaj vizitë në Spitalin e Traumës, takohen me familjarët e avokatit Mëngjesi, interesohen për shëndetin e tij

Meta mësohet se u takua me bashkëshorten, prindërit dhe familjarët e Avokat Mëngjesit, të cilëve ju shprehu të gjithë solidaritetin e mbështetjen.

31 Maj 2024, 16:27 Nga N.F
Meta dhe Gjokutaj vizitë në Spitalin e Traumës, takohen me
Sokol Mëngjesi dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, avokat Genc Gjokutaj zhvilloi një vizitë në Spitalin e Traumës. Kjo vizitë ka ardhur për t’u interesuar mbi gjendjen shëndetësore të Avokat Sokol Mëngjesit i cili u dhunua në mes të Tiranës.

Meta mësohet se u takua me bashkëshorten, prindërit dhe familjarët e Avokat Mëngjesit, të cilëve ju shprehu të gjithë solidaritetin e mbështetjen. Duke e dënuar me forcë këtë akt të qëllimshëm kriminal, që meriton ndëshkim të ashpër ligjor, Meta ju uroi familjarëve shërim sa më të shpejtë të Avokat Mëngjesit.

Gjithashtu, ai u takua edhe me Shefin e kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Gjovalin Bushi, i cili e informoi në detaje mbi gjendjen aktuale shëndetësore të Avokat Mëngjesit, si dhe falenderoi të gjithë ekipin mjekësor për humanizmin dhe përkujdesjen e dëshmuar.

ilir meta sokol mengjesi

Sondazh

Poll