Politike

FOTOLAJM/ Dy ministrat e shqiptarë pranë njëri-tjetrit, çfarë nuk u pa nga takimi informal i kryediplomatëve të vendeve anëtare të NATO-s në Pragë?

Mediat e huaja shkruajnë se një ndër çështjet e trajtuara në takim është dhe ajo për të vendosur se kush duhet ta udhëheqë aleancën transatlantike në vitet e ardhshme.

31 Maj 2024, 14:22 Nga M.B
FOTOLAJM/ Dy ministrat e shqiptarë pranë njëri-tjetrit,
Përfaqësuesit nga vendet anëtare të NATO-s

PRAGË- Në Pragë të Çekisë është mbajtur në datat 30-31 maj një takim informal i Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s. Mësohet se ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës.

Mediat e huaja shkruajnë se një ndër çështjet e trajtuara në takim është dhe ajo për të vendosur se kush duhet ta udhëheqë aleancën transatlantike në vitet e ardhshme. Veç kësaj, mësohet se ministrat kanë diskutuar dhe për ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Jens Stoltenberg, i cili mori detyrën në vitin 2014, do të largohet nga pozita si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s më 1 tetor. Po ashtu mediat e huaja raportojnë se aleatët pothuajse janë dakordësuar për një emër, por thuhet se ende ka pengesa në rrugë. 

nato prage

Sondazh

Poll