31 Maj 2024, 14:10
Nga M.B
Igli Hasani
PRAGË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, në Pragë të Çekisë, mbajtur në datat 30-31 maj 2024. Ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës.
Mësohet se Hasani, rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe theksoi gjithashtu domosdoshmërinë që NATO mos të largojëvëmendjen e saj nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë.
“Samiti i NATO-s në Uashington, duhet t'i japë Ballkanit Perëndimor vëmendjen që meriton, veçanërisht përballë sfidave të jashtme të sigurisë. Në takimin e sotëm jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Pragë, rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën e lirë dhe sovrane dhe angazhimin tonë për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë kolektive. Shqipëria mbetet e vendosur për të luajtur rolin e saj si aleate e palëkundur e vlerave euroatlantike”, theksoi Hasani, pas takimit.
Ministrat trajtuan progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e territorit aleat, prioritetet e Samitit të Uashingtonit dhe veçanërisht vijimin e ndihmës për Ukrainën.
Po ashtu ministrat u mblodhën në një sesion të vetëm informal, ku riafirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën dhe diskutuan se si mund të forcojnë mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës në terma më afatgjatë.
nato igli hasani
Politike
31 Maj 2024, 13:09
r.ll
greta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për antikorrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një deklarat&e...
Politike
31 Maj 2024, 12:32
I.A
Majlinda Cara
ITALI- Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, me tone patriotike rrëfen tek Piranjat se si ka marrë me vete gjithë La&ccedi...
Politike
31 Maj 2024, 12:04
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës ...
Politike
31 Maj 2024, 11:47
r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mbrëmjen e djeshme ka publikuar ...
Politike
31 Maj 2024, 11:29
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është parë ditën e sotme të dal nga zyrat e Prokuror...
Politike
31 Maj 2024, 10:26
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë përmes një lidhje online në takimin inform...
Politike
30 Maj 2024, 22:50
r.ll
taulant balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm ka komentuar mbrëmjen e sotme në "Opinion" rezolutën antikorrupsion dhe Prokurorinë...
Politike
30 Maj 2024, 22:52
N.F
Balla
TIRANË- Ditën e sotme sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës arrestoi për gjobëv&eum...
Politike
30 Maj 2024, 22:44
N.F
Këlliçi dhe Veliaj
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi publikoi dokumen...
Politike
30 Maj 2024, 22:20
r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar mbrëmjen e sotme ...