Politike

VIDEO/ PD publikon dokumentet: Rama i dha "Ish-Ndërmarrjen Gjeofizike, Patos" me 1 euro vëllait të kryebashkiakut të Fierit, Subashi prej një viti emigrant në Itali

Vangjeli shprehet se kryeministri Edi Rama ka firmosur kontratën e qerasë me tarifën simbolike 1 euro, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘Tur-Tekstil’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë ‘Ish-Ndërmarrja Gjeofizike, Patos’, me sipërfaqe të përgjithshme 12 507 m².

31 Maj 2024, 13:09 Nga r.ll
VIDEO/ PD publikon dokumentet: Rama i dha "Ish-Ndërmarrjen Gjeofizike,
greta vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja për antikorrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ka denoncuar dhënien me qera një euro të subjektit "Ish-Ndërmarrja Gjeofizike, Patos". 

Vangjeli shprehet se kryeministri Edi Rama ka firmosur kontratën e qerasë me tarifën simbolike 1 euro, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘Tur-Tekstil’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë ‘Ish-Ndërmarrja Gjeofizike, Patos’, me sipërfaqe të përgjithshme 12 507 m².

Më poshtë ajo deklaron se pronar i ktij subjekti është Eltjon Subashi, vëllai i kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi. Vëllai i këtij të fundit ishte i pranishëm në takimin e Ramës me emigrantët në Itali. Sipas Vangjelit, referuar të dhënave të siguruara nga Spending Data Albania subjekti i kontratës 1 euro përfitoi prej Qershor 2015 deri Tetor 2017, 121 milion lekë prej Zyrës së Punës Fier.

DEKLARATA E PLOTË:  

Për të kuptuar se kush janë ata që mbushin sallat në Athinë apo Milano dhe duartrokasin sikur Edi Rama të ishte Ed Sheeran do t’ju japim sot një shembull me zë dhe figurë.

Edi Rama nuk i bie kitarës por ‘i bie stilolapsit’ me të cilin firmos ‘fap e fap’ VKM për njerëzit e pushtetit, të cilët mbushin më pas, bashkë me punonjësit e tyre, sallat e koncerteve të partisë.

VIDEO/ PD publikon dokumentet: Rama i dha "Ish-Ndërmarrjen Gjeofizike,


Kështu me anë të VENDIMIT Nr. 636 të 1 tetorit 2014 të Këshillit të Ministrave, Edi Rama firmosi miratimin për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘Tur-Tekstil’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë ‘Ish-Ndërmarrja Gjeofizike, Patos’, me sipërfaqe të përgjithshme 12 507 m².

Po cilët janë pronarët e këtij subjekti…

VIDEO/ PD publikon dokumentet: Rama i dha "Ish-Ndërmarrjen Gjeofizike,
Sipas të dhënave të marra nga Regjistri i Qendrës kombëtare të Biznesit, pronar rezulton Eltjon Subashi vëllai i Kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi. Publikut, që më të drejtë nuk e njeh të vëllanë e kryebashkiakut, po ia kujtojmë më këtë video të shkurtër gjatë koncertit tallava të Edi Ramës në Milano para pak ditësh.

Video: Eltjon Subashi: ‘jam emigrant prej gati 1 viti në Itali’

 

Zyra e Punës Fier është kujdesur që të paguajë edhe subvencione për kompaninë e vëllait të kryetarit Subashi.

Sipas të dhënave të siguruara nga Spending Data Albania subjekti i kontratës 1 euro përfitoi prej Qershor 2015 deri Tetor 2017, 121 milion lekë prej Zyrës së Punës Fier.

Kështu e mbështeti qeveria Rama edhe vëllain e kryebashkiakut të Fierit Armando Subashit, i cili, afërmendsh pas këtij nderi prej milionash nuk mund të mungonte në koncertin e bosit në Milano.

greta vangjeli pd edi rama eltjon subashi

Sondazh

Poll